Ahmeti - Fleckensteinit: Prioritet i BDI-së mbetet mirëqenia e qytetarëve e cila arrihet në partneritet me miqtë ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e BEs-ë në Shkup ku ka realizuar takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein në rolin e negociatorit të ri, pjesë e treshës europarlamentare, zëvendësues i Richard Howitt, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga BDI-ja, bashkëbiseduesit disuktuan për gjendjen politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit bashkë me detyrat e rëndësishme reformuese pas zgjedhjeve, pa lënë anash integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe përmbylljen e proceseve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.
Kryetari Ahmeti theksoi që BDI-së angazhohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe realizimin e një procesi të besueshëm, demokratik, pa frikësime dhe kushtëzime.
Sipas Ahmetit, prioritet i BDI-së mbetet mirëqenia e qytetarëve e cila arrihet në partneritet me miqtë ndërkombëtar, nëpërmjet të zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjtë, anëtarësimit në NATO dhe nisjen e bisedimeve me BE-në, sundimit të qëndrueshëm të ligjit, reformat sistemore, si dhe përmbylljes së barazisë së plotë qytetare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit./Telegrafi/




















































