LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti dhe Xhaferi nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër Bogoevskit

Ahmeti dhe Xhaferi nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër Bogoevskit

Ashtu siç u raportua më herët, ish-shefi i kundërzbulimit të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski u paraqit në gjykatë, si i paditur, nga ana e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, përcjell Telegrafi maqedoni.

Ai akuzohet për shpifje, për dëshmitë e tij dhënë në SHBA, ku akuzon se tre persona, Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kanë marrë ryshfet nga ”Magyar Telekom” për të mos lejuar futjen e një operatori tjetër telekomunikacioni në tregun e Maqedonisë.

Megjithatë, Ahmeti dhe Xhaferi nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Siç njofton Tv Telma, Bogoevski nuk i ka marrë në kohë të duhur paditë dhe ka kërkuar afat shtesë për mbrojtjen e tij ndaj padive.


Bogoevski sqaron se dëshminë e tij e ka dhënë para një komisioni amerikan për letra me vlerë dhe gjykatës së New York-ut. Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori