Nga: Jim Morrison Pëktheu: Fadil Bajraj

Udhëkryqet
----------vend ku fantazmat
----------qendrojnë për t'iu përshpëritur
----------udhëtarëve në vesh dhe
----------për t'i bërë që të interesohen për
----------------------------------------fatin e tyre


Autostopisti pi:
"Përsëri i thërras zotat e fshehtë
----------të errët të gjakut"
--------Pse na thërret?
----------Ti e di çmimin tonë. Ai
----------kurrë s'ndryshon. Vdekja
----------jote do të të japë jetë
----------dhe do të të lirojë nga fati
----------i zi. Por po bëhet vonë.

--------Ah, sikur të kisha mundësi që t'ju shihja përsëri
----------dhe të flas me ju, dhe të shëtis
----------paksa në shoqërinë tuaj,
----------dhe të pi pijen marramendëse
----------të bisedave tuaja,
----------mendova

--------të shpëtoj shpirtin tashmë
----------të rrënuar. të arrij çlodhje.
----------Të plaçkis arin e gjelbërt
----------në bastisjen pirate dhe të sjell
----------në kamp lavdinë e moçme.

--------Derisa njeriu me pelerinë shikon
----------brirët e helmuar dhe pi
----------fitoren e kuqe; ushtari
----------poashtu, me trofeun e tij,
----------helmetën e përshkuar; dhe
----------bartësi i viglës duke u dridhur
----------kërkon rrugën e tij për mirësinë e
------------------------------tij të brendshme

--------(qeshje) Mirë pra, A do ta
----------përqeshje veten?

--------Jo.

--------Së shpejti zërat tanë duhet të bëhen
----------një, ose njëri prej nesh duhet të shkojë.