Aguero prezantohet në Camp Nou

Sergio Aguero është prezantuar edhe zyrtarisht nga Barcelona në Camp Nou.
Para pak orësh, sulmuesi argjentinas u konfirmuar se transferimi më i ri i skuadrës katalunase.
Aguero nënshkroi kontratë deri në vitin 2023, derisa ka një klauzolë prej 100 milionë eurove.
Lojtari u bashkua me Barcelonën si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Të dyja palët u pajtuan që t’i ndanin rrugët, derisa Blaugranasit arritën që t’i siguronin shërbimet e tij si lojtar i lirë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































