Agron Kuçi pritet me entuziazëm nga banorët e lagjes Gacafer në Junik

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka takuar qytetarët në lagjen Gacaferi.
Kuçi është mirëpritur me entuziazëm nga banorët, transmeton Telegrafi.
"Kryetari në ardhje i Komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, u mirëprit nga banorët e lagjes Gacafer. Me entuziazëm dhe besim te madh për fitore, lagja Gacafer që është themeli dhe krenaria e Aleancës në Junik, i dha mbështetje të madhe Agron Kuçit, duke rikonfirmuar edhe këtë herë se fitorja e Aleancës është e pakontestueshme që në raundin e parë", thuhet në njoftim.
Po ashtu, thuhet se banorët e lagjes Gacafer dhanë mesazhin e qartë se Juniku është gati për ndryshim, për fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Kuçi në mënyrë që të vazhdohet me projektet madhore dhe zhvillimin e Komunës së Junikut.
"Gashi i Gurit vulosi fitoren me tubimin dhe përkrahjen madhështore për Agron Kuçin. Voto Agron Kuçi 174".













































