LAJMI I FUNDIT:

Agron Dida: Kodi telefonik, suksesi më i madh i procesit të Brukselit

Agron Dida: Kodi telefonik, suksesi më i madh i procesit të Brukselit

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka cilësuar arritjen e marrëveshjes së kodit telefonik shtetëror të Kosovës si suksesin më të madh që Kosova ka arritur në bisedimet e Brukselit.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se me këtë marrëveshje, Kosova krijon identitetin e saj shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi do të njihet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383.

Dida ka thënë se Kosova do të përfitojë ekonomikisht me këtë marrëveshje.