LAJMI I FUNDIT:

Agon Amiga flet për sherrin me Noizyn ku ishin të përfshirë edhe Ledri Vula dhe Getoar Selimi, tregon si u rrahën në aeroportin e Zurichit

Agon Amiga flet për sherrin me Noizyn ku ishin të përfshirë edhe Ledri Vula dhe Getoar Selimi, tregon si u rrahën në aeroportin e Zurichit

Ndër vite dy prej grupeve më të mëdha të rap-it shqiptar kanë qenë BabaStars dhe OTR.

Madje krahas konkurrencës me muzikë, anëtarët e të dyjave label-ave u përfshinë edhe në përleshje të cilat përfunduan me rrahje.

Vite më parë anëtarët e dy grupeve kishin një sherr dhe grindje fizike mes tyre, ngjarje kjo e ndodhur në aeroportin e Zurichit dhe që atë kohë bëri buj të madhe dhe e njëjta vazhdon të komentohet dhe të rikthehet në vëmendje.


Foto: Agon Amiga/Instagram

Për këtë histori së fundmi ka dhënë detaje edhe ish-anëtari i BabaStars, reperi Agon Amiga në një ‘live’ të zhvilluar në rrjetet sociale me Kozakun.

Foto: Noizy/Instagram

Agoni ka treguar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur përleshja fizike, duke thënë se ishte Ledri Vula ai që i pari goditi Noizyn, për të vazhduar më pas edhe të tjerët.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

“Ishim në aeroplan për Zurich, nuk e dija që ishte edhe Noizy, dhe duke dal nga aeroplani po më thotë Geti edhe Noizy është këtu, ishin edhe Ledri, Visari (Skivi), unë mbeta i fundit dhe doja ta takoja, duke ecur vjen Noizy përball meje dhe po e shikoja, dhe po i them më njeh, më tha më dukesh fytyrë e njohshme, dhe i thash të tregoj sa të dalim nga aeroporti. Noizy ishte vet i dyti, ka qenë edhe Dafina Zeqiri me Ledrin, dhe ky i fundit e godet menjëherë Noizyn, u rrahëm dhe më pas na zunë policia, Geti e kërkonte zinxhirin e tij, si ka mbërri Noizy në hotel ka postuar pamje me zinxhir të Getit me vete duke pyetur fansat se a e din kujt i takon ky zinxhir”, ka treguar Agon Amiga.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Tutje ai ka zbuluar edhe arsyet e mosmarrëveshjen me Getoar Selimin, me të cilin ka ndërprerë bashkëpunimin prej kohësh.

“Konflikti me Getin shkurt dhe shqip lindi punë interesi, punë leku, kështu konflikt fizikisht nuk kam patur asnjëherë”, tha ai.

Të gjitha lajmet nga Babastars
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Babastars

Kujtojmë që disa prej personave të përfshirë në konflikt sot gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ledri dhe Noziy tashmë kanë raporte shoqërore mes vete, madje dyshja në vitin 2017 sollën edhe një bashkëpunim së bashku “Dje & Sot”, e që u prit mirë nga ana e fansave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori