LAJMI I FUNDIT:

AGK kërkon sqarim nga Ministria e Financave se si do të ndihmohen mediat

AGK kërkon sqarim nga Ministria e Financave se si do të ndihmohen mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me largimin e disa gazetarëve nga puna.

AGK po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve një sqarim se si do të ndihmohen mediat, dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë transmeton Telegrafi.

IMK kërkesë Qeverisë që të mbështeten mediat
Lexo po ashtu IMK kërkesë Qeverisë që të mbështeten mediat

“AGK apelon sërish për drejtuesit e medieve që të mos bëjnë shkelje të tilla ligjore dhe t’i trajtojnë dinjitetshëm kolegët tanë, marrë parasysh se ata ndodhen pothuajse në vijën e parë të frontit përgjatë kësaj pandemie, duke rrezikuar madje edhe veten e tyre. Lidhur me këtë situatë, AGK sot, për herë të tretë, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave dhe Transfereve se a do të ndihmohen kolegët tanë dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/