LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja, mirëpret organizimin e gazetarëve

AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja, mirëpret organizimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik.

Pas protestave kundër shtrejntimit të rrymës - ZRRE takon mediat
Lexo po ashtu Pas protestave kundër shtrejntimit të rrymës - ZRRE takon mediat

AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Lajme
Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Mos i manipulo faktet, ligji kërkon dorëheqje, jo opozita

Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Mos i manipulo faktet, ligji kërkon dorëheqje, jo opozita

Lajme
Policia gjen armë dhe municione në një bodrum në Mitrovicën e Veriut

Policia gjen armë dhe municione në një bodrum në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Partitë pro vazhdimit të seancës konstituive, pa qëndrime të ndryshuara

Partitë pro vazhdimit të seancës konstituive, pa qëndrime të ndryshuara

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori