LAJMI I FUNDIT:

AGK formon Rrjetin joformal të grave gazetare me mbështetjen e British Council Kosovo

AGK formon Rrjetin joformal të grave gazetare me mbështetjen e British Council Kosovo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetare.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se, Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, së bashku me Artiola Babuni – Koordinatore e Projekteve, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim informues me organizatat partnere të organizatës për themelimin e Rrjetit joformal të grave të gazetareve.

“Mulliqi dhe Babuni informuan partnerët që ky Rrjet do vlerësojë dhe identifikojë situatën aktuale, nevojat, mangësitë dhe mundësitë për koleget gazetarë në Kosovë. Gjithashtu, se ky Rrjet, do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026”, thuhet në njoftim.


Në takim u diskutua se aktivitetet e realizuar në këtë Rrjet, do të kontribuojnë në mënyrë efektive në qëllimet kombëtare të barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës.

Gjithashtu, do të krijojnë një mjedis më mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë gazetare në Kosovë, duke ua lehtësuar kryerjen e detyrave profesionale.

“AGK-ja, falënderon përzemërsisht për gatishmërinë dhe pjesëmarrjen në këtë takim Edis Agani – British Council, Vlora Tuzi Nushi – UN Women Kosovo, Anisa Bina – UN Women Kosovo, Fatmire  Tërdevci – European Union in Kosovo,  Biljana  Natovska – OSCE Mission in Kosovo, Lekë Berisha – OSCE Mission in Kosovo, Adea Beqaj – NDI Kosovo, Diona Hoxha – NDI, Marigona Berisha – Zyrtare Ligjore, si dhe Florandë Morina – Anëtare e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori