LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe forumZFD-Kosovo Program nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

AGK dhe forumZFD-Kosovo Program nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe forumZFD- Programi në Kosovë sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Nehari Sharri, drejtor i forumZFD- Programi në Kosovë, për të nisur hapat e parë të një partneriteti afatgjatë në mes të palëve.

Projekti i parë i këtij bashkëpunimi do të jetë trajnimi online për gazetarë, në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte.


Ky trajnim do të realizohet nga profesionist të gazetarisë dhe hulumtues të  fushës, komunikimi dhe të gjitha materialet do të ofrohen në tre gjuhë: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe gjuhë serbe.

Memorandumi është në dobi të dyja palëve me anë të cilit do të mundësohet trajnimi dhe profesionalizimi i mëtejmë i gazetarëve për të raportuar për gazetarinë e sensibilizuar për konflikt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori