LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic në veri të Mitrovicës

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic në veri të Mitrovicës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se është njoftuar se ekipi i Gazetës Blic, i përbërë nga gazetarët Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe kameramani Arsim Rexhepi, është sulmuar sot në veri të Mitrovicës, gjatë realizimit të një storje për situatën e krijuar nga virusi Corona.

AGK thekson që sipas raportimeve të Gazetës Blic, ekipi ishte afruar pranë një pike ku shitej miell dhe flisnin me qytetarët për të parë si po shkon furnizmi, kur ata janë sulmuar nga dy qytetarë, duke u goditur me grushte e shkelma.

“Gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ekipi i Gazetës Blic është intervistuar”, thuhet në reagim.


AGK kërkon nga organet e sigurisë që sa më parë ta hetojnë këtë rast.

“AGK do ta përcjell me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase. Sulmi i tillë ndaj gazetarëve është akt i shëmtuar dhe skandaloz i cili nuk përkon me një shoqëri të lirë dhe demokratike. Vlerësojmë se aktet e tilla nuk janë të drejtuara vetëm ndaj individëve, por ndaj lirisë së medieve, fjalës së lirë dhe ndaj të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar”, thuhet në reagimin e AGK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori