LAJMI I FUNDIT:

AGK i bën thirrje drejtuesve të RTK-së t’i ndërpresin masat selektive ndaj gazetarëve

AGK i bën thirrje drejtuesve të RTK-së t’i ndërpresin masat selektive ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka marr me shqetësim njoftimin se ndaj disa kolegëve tanë në RTK, në mënyrë selektive, ka filluar procedura për marrjen e masave disiplinore.

Sipas tyre, AGK posedon prova të mjaftueshme se ndaj punëtorëve të RTK-së po përdoren standarde të dyfishta.

Drejtuesit e këtij mediumi po aplikojnë komisione dhe masa ndëshkuese vetëm ndaj një grupi të caktuar të gazetarëve, përderisa po i mbyllin sytë për rastet serioze të shkeljes së standardeve dhe etikës profesionale dhe cenimit të interesit publik.


AGK kërkon nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së më shumë transparencë në këtë proces dhe ndaljen e praktikave të tilla të presionit selektiv mbi gazetarë.

AGK kërkon vendosjen e ligjshmërisë dhe respektimin e standardeve etike dhe profesionale nga të gjithë pa dallim.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori