Agjenti i Haaland pretendon se sulmuesi ka ‘çelësin e derës’ për t’u larguar nga Man City

Agjentja i Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka pohuar se sulmuesi ka “çelësin e derës” sa herë që vendos që koha e tij te Manchester City ka përfunduar.
Braziliania trashëgoi perandorinë e Mino Raiola pas vdekjes së tij të parakohshme në prill të vitit të kaluar, por tani ka shpjeguar se si ajo kishte qenë në krye të çdo kontrate në listën e klientëve të kompanisë gjatë 25 viteve të fundit.
Pimenta zbuloi gjithashtu se klientët e saj e kanë gjithmonë “çelësin e derës” për t’u larguar nga klubet e tyre dhe sulmuesi i Cityt, Haaland nuk është ndryshe.
“Unë jam në favor të lirisë. Është beteja ime. Unë gjithmonë them se një nga prioritetet e mia si agjent është t’i ofroj lojtarit atë që unë e quaj ‘çelësi i derës’”, ka thënë fillimisht agjenti i Haaland për gazetën spanjolle AS.
“Kur një lojtar shkon në një klub, unë bëj gjithçka që mundem për të krijuar kushtet për çelësin e derës, që dera të jetë në duart e tij. Dhe nëse nesër nuk duron dot më të jesh atje sepse nuk të pëlqen, ose nuk paguhesh mirë, ose sepse gruaja jote dëshiron të jetojë në Paris? Atëherë largohesh, apo jo?”.
“Nuk më pëlqen kur lojtari im nuk është i lirë të vendosë. Unë kam bërë çdo kontratë në këtë agjenci për 25 vitet e fundit. Nuk ka pasur asnjë herë që një lojtar të ketë thënë ‘dua të largohem’ dhe nuk mund të bëjë”, përfundoi Pimenta.
Ndërsa nënvizonte lirinë e Haaland për t’u larguar nga klubi i tij i ri, Pimenta refuzoi të tërhiqej nga ekzistenca e një klauzole lirimi prej 200 milionë euro që, sipas The Athletic, hyn në fuqi nga vera e vitit 2024.
Klauzola thuhet se zbatohet vetëm për klubet jashtë Anglisë, duke bërë që shumë në Spanjë të besojnë se kjo mund të jetë pengesa e mundshme e largimit te Real Madrid, i cili fillimisht ishte i lidhur me lojtarin përpara se ai të bashkohej me skuadrën e Pep Guardiolës.
Megjithatë, në Angli, Haaland vazhdon të thyejë rekorde golash, me numrin në ligë që ka shkuar në 25 gola në 19 paraqitje, të cilin ai do të shpresojë ta shtojë kur City të udhëtojë te Tottenham të dielën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Real Madridi lodhet nga blofi i Vinicius Jr, është gati ta lejojë kalimin e tij në Arabinë Saudite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false