LAJMI I FUNDIT:

Agjenti francez emëron tri klubet që mund të nënshkruajnë me Kylian Mbappen

Agjenti francez emëron tri klubet që mund të nënshkruajnë me Kylian Mbappen

Sipas agjentit evropian të futbollit, Bruno Satin, janë vetëm tri klube që mund të transferojnë Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Paris Saint-Germain kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2023/24.

Presidenti PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka hedhur poshtë idenë për të lënë yllin e tyre të largohet si i lirë.


Al-Khelaifi mesazh të drejtpërdrejt Mbappes: Ose vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet
Lexo po ashtu Al-Khelaifi mesazh të drejtpërdrejt Mbappes: Ose vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet

Ky bllokim ka alarmuar disa klube evropiane që janë të interesuara të testojnë vendosmërinë e klubit parisien. Megjithatë, Satin, një agjent francez me ndikim, beson se vetëm tri ekipe kanë një mundësi të mirëfilltë për të siguruar shërbimet e fituesit të Kupës së Botës.

“Është e vështirë të japësh një çmim për Mbappen”, ka thënë ai për L’Equipe. “Një klub normal, që do të thotë jo një klub-shtet, për mendimin tim nuk do të paguajë 2000 milionë euro sot”.

“Për mendimin tim, vetëm Manchester City, Newcastle dhe Real Madrid mund të paguajnë sot. Për mua, çmimi real është midis 100 dhe 150 milionë euro, pas së cilës mund të ketë bonuse që të shkojnë deri në 200 milionë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Kalo në kategori