LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj pasi mori urdhër për ta fshirë postimin nga Facebook-u: Pushteti po don të na e mbyllë gojën, nuk do t’ia dalin

Molliqaj pasi mori urdhër për ta fshirë postimin nga Facebook-u: Pushteti po don të na e mbyllë gojën, nuk do t’ia dalin

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj që të largojë nga Facebooku një postim ku ishte numri i ministrit Hekuran Murati.

Molliqaj në reagimin e tij ka thënë se ky është vendimi i dytë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi ndaj PSD-së, transmeton Telegrafi.

“Kam pranuar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ku kërkohet nga unë që ta largoj nga Facebook posterin me numrin e telefonit të ministrit Hekuran Murati. Ankesa në këtë Agjension është bërë personalisht nga ministri. Para më shumë se 1 viti, në kuadër të aksioneve tona politike, patëm reaguar kundër deklaratave të turpshme të ministrit Hekuran Murati. Ai në Facebook-un e tij kishte nënçmuar veteranët e UÇK-së dhe tërë luftën çlirimtare. Kishte thënë me tallje që “më lirë do të na kushtonte të angazhonim mercenarë” për ta çliruar Kosovën”, thotë ai.


Tutje, kreu i PSD-së thotë se “bindjet e tij karshi luftës çlirimtare po i shohim përditë”.

“I pamë edhe në seancën e turpit kur ministri dhe deputetët e pushtetit, larguan pensionin e veteranit nga paga minimale. Përmes ndërhyrjeve politike, Agjensioni për Informim dhe Privatësi merr vendimin e dytë kundër PSD-së. Fillimisht na dënuan me 20.000 euro gjobë për një aksion simbolik politik, tash të dytën herë marrin vendim kundër nesh sepse paskemi shqetësuar ministrin. Ndërhyrja politike brina nuk ka”.

Megjithatë, Molliqaj njofton se ka larguar postimin dhe se sipas tij ata tashmë e kanë arritur qëllimin e tyre.

“Na vjen mirë që nga aktiviteti ynë, ministri është shqetësuar. Ai ka qenë edhe qëllimi. Postimin e largova sepse këtë qëllim e kemi arritur, tash numrin e Hekuranit e ka secili. Këta e dinë, por po ua përsërisim, nuk do të mund të na ndalin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori