Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka bërë disa replika me deputetët e LVV-së gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij, Gruda tha se mbajtja e kësaj seance është jokushtetuese, transmeton Telegrafi.


"Kam ardhur këtu në këtë sallë për të përfaqësuar mendimin e PDK-së, dhe për të treguar se pse kjo seancë është jokushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të mbahet seanca, pa zgjedhur Qeverinë. Nuk ka asnjë vend, pra nuk lejohet që një Kuvend të mblidhet e të trajtojë tema tjera përveç zgjedhjes së Qeverisë. Si mund të formohen komisionet parlamentare, kur nuk dihet cila është pozita dhe opozita? S'mund të formohen", theksoi Gruda.

E, derisa Gruda ishte duke mbajtur fjalimin, aty ndërhyri deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, i cili nga ulësja e tij tha " O burrë a ke ardh me bo hajgare a".

Pas kësaj, Gruda tha se fjalimin e tij e mban si të dëshiron.

Replikat ndërmjet dyshes vazhduan, ku më pas Bahtiri pyeti Grudën nëse ka pyetur Listën Serbe për të ardhur në Kuvend./Telegrafi/