LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri e shpalli të martën ditë zie në Mitrovicë

Agim Bahtiri e shpalli të martën ditë zie në Mitrovicë

Pas lajmit për gjetjen e trupit të riut pa shenja jete në gërmadhat e pjesës së shembur të ish-Hotelit “Adriatiku”, kryetari i i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka shpallur të martën ditë zie në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bahtiri përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit  ‘Adriatik’”, ka shkruar Bahtiri


“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka falënderuar FSK-në, Policinë, Zjarrfikësit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori