Aggeler: Maqedonia duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler edhe një herë ka folur për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut duke thënë se kjo luftë duhet të jetë prioritet i zyrtarëve në këtë vend.
Ajo mbrëmë në shënimin e 20 vjetorit të Komisionit Shtetëror Antikorrupsion tha se luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjë prioritet numër një të ambasadës amerikane, por edhe se luftën duhet ta udhëheqin qytetarët e këtij vendi dhe SHBA-të do të jenë aty për t’i mbështetur
Ajo shtoi se të rinjtë këtu kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë ose në atë që ju njihni.
“Korrupsioni në çdo formë – nepotizmi, ndikimi i panevojshëm politik, favorizimi në punësim apo nënshkrimi i kontratave, etj, po e pengon këtë vend nga suksesi ekonomik, social, arsimor dhe strukturor që e dimë se mund dhe duhet të vazhdojë të arrijë”, deklaroi ambasadorja amerikane.
Sipas saj, Maqedonia e Veriut është partner strategjik dhe aleate e SHBA-ve si anëtar më i ri i NATO-s. “Si çdo miqësi, edhe kjo është shumështresore. Miqësia nuk është vetëm të pajtoheni dhe të thoni gjëra që shoku juaj dëshiron të dëgjojë. Miqësia do të thotë këshilla, do të thotë udhëzim dhe do të thotë ndershmëri, kur është e nevojshme”, theksoi diplomatja amerikane.
Ajo u dërgoi mesazhe politikanëve, opinionit dhe zyrtarëve ë të gjithë të angazhohen dhe të kërkojnë përgjegjësi.
“Kemi parë iniciativat e Komisionit Antikorrupsion për hapjen e procedimeve penale ndaj zyrtarëve publikë për vepra korruptive. Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kyçe. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani – publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë – për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.
Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut është një histori suksesi, por ajo që pengon përparimin është ende korrupsioni.
“Edhe sot korrupsioni pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe kërcënon vlerën e saj më të madhe natyrore – rininë. Një sondazh i fundit tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë duan të largohen nga Maqedonia e Veriut – një mesazh që e kam dëgjuar gjithashtu në bisedat që kam pasur që kur u ktheva këtu nëntë ditë më parë. “Të rinjtë këtu kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë apo në atë që njihni”, tha ambasadorja Aggeler.
Është lufta kundër korrupsionit, tha Aggeler, ajo që do ta bëjë atë prioritetin numër një të Ambasadës Amerikane në Shkup, por edhe njerëzit këtu duhet të luftojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët