Arkeologët e kanë gjetur një afreske, që shfaqë marrëdhënien intime mes një princeshe atraktive dhe mjellmës, në rrënojat e një dhome gjumi në Pompei të Italisë.

Skena me ngjyra uji ka gjendje të përkryer dhe i ka tonet origjinale, megjithëse ka qëndruar nën hirin e vullkanit të Vezufit për më se 2,000 vjet, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë thënë se mjellma është mishërim i Zotit grek Zeusit - Jupiteri i mitologjisë romake - duke kryer marrëdhënie me princeshën Leda.

Massimo Ossana, drejtor i parkut arkeologjik në Pompei, ka treguar nga afër legjendën e Ledës dhe mjellmës mashkull, që është shumë e pranishme në dekoret e brendshme të shtëpize.

Veçanti e këtij formati, është mënyra se si përcjellë me sy kjo princeshë e vdekshme këdo që është duke e shikuar. “Leda e shikon spektatorin, me sensualitetin që është absolutisht i theksuar” ka thënë Ossana.

Ky afresk misterioz është gjetur së fundmi, derisa po hulumtoheshin disa struktura të rrënuara, që janë shkatërruar me kohë prej kushteve klimatike. /Telegrafi/

Afresku foto 2

Afresku foto 3

Afresku foto 4