LAJMI I FUNDIT:

Afër dritares ose afër kalimit? Ulësja të cilën e zgjidhni në autobus zbulon se sa jeni vetjakë

Afër dritares ose afër kalimit? Ulësja të cilën e zgjidhni në autobus zbulon se sa jeni vetjakë

Dritarja ofron (deri diku) mbështetje të përshtatshme për kokën, si edhe pamje të bukur, ndërsa kalimi mundëson hapësirë shtesë për këmbë

Sipas disa psikologëve, zgjedhja “e dritares ose kalimit” është më shumë se sa stil komfori dhe mund të zbulojë se çfarë personi jeni.

Psikologët thonë që nëse më shumë i preferoni ulëset afër dritares do të thotë që jeni vetjakë. Nëse gjithmonë zgjidhni ulësen afër kalimit do të thotë që nuk jeni vetjakë, transmeton Telegrafi.

– Udhëtarët të cilët favorizojnë ulëset afër dritareve dëshirojnë të kenë kontroll. Ata dëshirojnë të dremisin gjatë udhëtimit dhe të qëndrojnë vetëm, – thotë dr. Becky Spelman, psikolog kryesor në Klinikën e Terapisë Private.

– Ata të cilët kanë tendencë të zgjedhin ulëset afër dritares dinë të jenë vetjakë, mirëpo janë edhe më pak anksiozë dhe nuk i pengojnë të tjerët gjatë udhëtimit, – thotë terapeutisti bihevorial, Joe Hemings.

Nga ana tjetër, ata të cilët preferojnë ulëset afër dritareve, me siguri do të jenë të rezervuar, më pak acarues dhe më të kujdesshëm se të tjerët.

Këta udhëtarë shpesh janë më shumë të shoqërueshëm dhe përfundimisht përshtaten më mirë me të tjerët. Për këta udhëtarë mendohet që rrallë flenë gjatë udhëtimeve.

Shkencëtarët e sajtit “Yahoo Travel” kanë shqyrtuar psikologjinë e argumenteve të zgjedhjeve të ulëseve në mjetet e transportit dhe kanë ardhur deri te përfundimi tjetër më pak i vrazhdët mbi dy lloje personalitetesh.

Sipas tyre, njerëzit të cilët ulen afër dritares janë “të padurueshëm” dhe ëndërrimtarë të cilët janë të hapur për përvoja të reja dhe vlerësojnë privatësinë e vet, derisa ata të cilët ulen afër kalimit e duan lirinë dhe duan të jenë në pozitën e forcës, mirëpo kanë edhe tendencën të jenë klaustrofobikë.

Dy studime të ndryshme, të cilat i kanë bërë “Expedia” dhe “Quartz”, thonë që 55 për qind e ulëseve afër dritareve janë më të sigurta se ato afër kalimit.

Sipas “Quartz-it”, meshkujt më shumë favorizojnë ulëset afër kalimit, ndërkaq femrat ato afër dritareve. Vetvetiu kjo do të thotë njërën ndër dy gjërat: ose femrat sipas natyrës janë më vetjake se meshkujt, ose thjesht më shumë dëshirojnë të shikojnë nga dritarja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori