LAJMI I FUNDIT:

Afër 500 mijë euro për ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë

Afër 500 mijë euro për ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar memorandum bashkëpunim me Komunës e Malishevës,  për zbatimin e projektit për ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit për media ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar në mes të sekretarit të përgjithshëm të MBPZHR, Kapllan Halimi dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në njoftim thuhet se projekti i ndërtimit të kanalit të ujitjes në fshatin Banjë, ka një kosto prej 499 104.20 euro, ndërsa qëllimin i këtij projekti është zhvillim i bujqësisë përmes ndërtimit të infrastrukturës së ujitjes të tokës bujqësore.


“Bazuar në këtë marrëveshje, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, merr përsipër financimin e 90 për qind të projektit, ndërsa Komuna e Malishevës, do të financoj 10 për qind të projektit, apo shprehur në mjete 49 910.42 euro. Kanali i ujitjes është kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit Banjë, pasi në të kaluarën ky kanal i ujitjes ka ekzistuar, por me kohën është dalë jashtë funksionit, ndërsa tani pritet të ndërtohet ky kanal i ujitjes, sipas standardeve dhe duke ju përshtatu nevojave të kohës së sotme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori