Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencë për media, me ç’rast ka publikuar raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat – Vitet 2017, 2018, 2019”.
FOL me mbështetjen e grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përgjatë një viti ka bërë monitorimin e pagesave nga ana e 38 Komunave të Republikës së Kosovës si rezultat i vendimeve të gjykatave.
Elbasan Racaj, nga Lëvizja FOL tha se periudha e monitorimit të këtyre pagesave ka përfshirë vitet 2017, 2018 dhe 2019.
“Të dhënat mbi pagesat e Komunave për vitet 2017 dhe 2018 janë marrë nga raportet financiare të komunave dhe nga raportet e Zyrës së Auditorit dhe janë bazuar në përgjigjen e Komunave ndaj kërkesave për qasje në dokumente publike”, tha Racaj.
Përveç monitorimit të këtyre shpenzimeve, FOL gjithashtu ka bërë edhe krahasimin me buxhetet fillestare të komunave.
Sipas njoftimit për media gjetjet nga ky monitorim tregojnë se vetëm gjatë vitit 2019 Komunat kanë pasur 3115 lëndë në gjykata si rezultat i të cilave kanë paguar 15,966,933.45€. Gjatë vitit 2019 pagesa janë bërë nga pesë kategori ekonomike: 1. Investimet Kapitale; 2. Mallrat dhe Shërbimet; 3. Shpenzimet Komunale; 4. Paga dhe Mëditje; dhe 5. Subvencione dhe Transfere. Pagesat më të larta gjatë këtij viti kanë ndodhur nga kategoria ekonomike e Investimeve Kapitale në shumën prej 10,588,554.82€, me kategorinë ekonomike të Mallrave dhe Shërbimeve nga ku janë paguar 4,033,909.66€ dhe në kategorinë ekonomike të Shpenzimeve Komunale nga ku janë paguar 865,906.06€. Pagesat më të ulëta kanë ndodhur nga kategoria ekonomike e Pagave dhe Mëditjeve në shumën prej 397,334.55€, kurse nga kategoria ekonomike e Subvencioneve dhe Transfereve ka pasur pagesa prej 81,228.36€.
“Gjatë vitit fiskal 2017 Komunat kanë paguar shumën prej 9,565,608.55€ apo 2.12 përqind të buxheteve të tyre fillestare. E njëjta shumë e paguar, kur e krahasojmë me realizimin e të hyrave vetanake të të gjitha Komunave për vitin 2017, arrin në 12.24 përqind. Ndërkaq, gjatë vitit 2018 Komunat kanë paguar gjithsej shumën prej 16,425,330.43€ apo 3.29 përqind të buxheteve të tyre fillestare. Krahasuar me të hyrat vetanake për vitin 2018 shuma e paguar nga Komunat si rezultat i vendimeve të gjykatave arrin në 20.20 përqind”, deklaroi Racaj, duke shtuar se pagat jubilare dhe mospërmbushja e kontratave janë ndër shkaktarët kryesor të këtyre miliona eurove që komunat humbin si pasojë e vendimeve të gjykatave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë