Afati i dytë i regjistrimit në shkolla të mesme në Maqedoni, vendet e lira në shkollat e caktuara

Për aplikim në afatin e dytë në muajin qershor për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2023/2024, ka vende të lira për 23.903 nxënës. Pas regjistrimit të parë në periudhën e regjistrimit të qershorit, janë 5438 vende të lira në gjimnaz dhe 18 059 vende në arsimin profesional.
Siç informoi MASH, sipas gjuhës së mësimit,18.002 vende janë të lira për mësim në gjuhën maqedonase, për mësim në gjuhën shqipe 5.227, në gjuhën turke 612, si dhe 62 vende të lira për mësim në gjuhën serbe.
Rezultatet e aplikimit të parë për regjistrim tregojnë se pothuajse dyfish më shumë nxënës janë regjistruar në shkollat profesionale se sa në gjimnaze – nga 12.996 të regjistruar ( nga 16.007 të paraqitur), 8235 nxënës janë regjistruar në arsimin profesional ndërsa 4606 në gjimnaz.
Për shkak të plotësimit të vendeve në afatin e parë të regjistrimit, konkursi ka përfunduar për disa profesione në shkollat e vendit dhe nuk do të pranojnë aplikime në regjistrimin e dytë.
Në shkollat “Niko Nestor” në Strugë dhe “Gostivar” në Gostivar nuk ka vende të lira për drejtime nga profesioni ndërtimor – gjeodet, për profile nga profesioni grafik nuk ka vende në “Riste Risteski Riçko” në Prilep, për atë ekonomik -profesioni juridik dhe tregtar është mbyllur konkursi për disa profile arsimore në shkollat ”Cvetan Dimov” në Shkup, “Josif Josifovski” në Gjevgjeli, “Shën. Kirili dhe Metodi” në Ohër, “Dobri Daskalov” në Kavadar, “Jane Sandanski” në Manastir, “Jane Sandanski” në Strumicë, “Pero Nakov” në Kumanovë, “8 Shtatori” në Tetovë dhe në “Vasil Antevski Dren” në Shkup (për profilin arsimor teknik për e tregti dhe marketing digjital në gjuhën mësimore maqedonase).
Për drejtime në profesionin e elektroteknikës konkursi ka përfunduar në këto shkolla: “Kole Nehtenin”-Shtip, “Kole Nedelkovski”-Veles, “Gostivar”-Gostivar, “Ilinden”-Ilinden, “Gjorgji Naumov”-Manastir, “Gjosho Vikentiev”- Koçani, “Gjorçe Petrov” – Kriva Pallankë, “Nace Bugjoni” – Kumanovë, “Shën. Naum i Ohrit”-Ohër, “Riste Risteski Riçko”-Prilep, “Bogdanci”-Bogdanci dhe “Nikolla Karev”-Strumicë.
Nuk ka vende të lira për disa profile arsimore nga profesioni shëndetësor në shkollat: “Jane Sandanski”-Shtip, “Dimitria Çupovski”-Veles, “Gostivar”-Gostivar, “Gjorçe Petrov”-Kavadar, “Mirko Mileski”-Kërçovë, “Nace Bugjoni” “-Kumanovë, “Dr. Pançe Karagjozov”-Shkup (për profilet arsimore infermier në gjuhën shqipe, teknik stomatologjik në gjuhën mësimore shqipe dhe teknik fizioterapist në gjuhën maqedonase), “Dr. Jovan Kalauzi”- Manastir, “Cvetan Dimov”-Shkup, “Niko Nestor”-Strugë dhe “Nikola Shtejn”-Tetovë.
Për drejtime nga profesioni i shërbimeve personale, konkursi ka përfunduar në shkollat e mesme:
“Shaip Jusuf”-Shkup, “Saraj”-Shkup dhe “Nikola Shtejn”-Tetovë, ndërsa nga profesioni mekanik – për profile të caktuara arsimore në: “Kole Nedelkovski”-Veles, “Nace Bugjoni”-Kumanovë, “Boro Petrushevski” – Shkup.
Në profesionin e hotelierisë dhe turizmit, janë plotësuar në afatin e parë profilet arsimore kamerier, kuzhinier dhe pastiçer në mësimin e gjuhës maqedonase në “Kole Nedelkovski”-Veles, dhe në profesionin kimio-teknologjik në “Maria Kiri Sklodovska”-Shkup dhe “Niko Nestor”, në të dyja shkollat nuk ka vende për profilin e teknikut laborant kimik në gjuhën mësimore shqipe.
Në “Georgi Dimitrov”-Shkup nuk ka pozita për teknik për mobilje dhe interier në gjuhën maqedonase.
Sipas Konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shkollat ku ka një numër më të madh të nxënësve me pikë të njëjta në renditjen përfundimtare, testimi kualifikues organizohet sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë. Testimi kualifikues këtë vit organizohet në “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup (për profile arsimore teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe).
Në shkollat e mesme në të cilat zbatohen planet dhe planprogramet për arsimin artistik, sot organizohet testimi kualifikues.
Sipas afateve të konkursit të MASH-it, regjistrimi i dytë do të bëhet nesër (27 qershor) deri në mesnatë dhe më 29 qershor deri në orën 10:00. Renditja e nxënësve të regjistruar duhet të publikohet më 29 qershor në e-uslugi.mon.gov.mk dhe në www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 13:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 29 qershor nga ora 15 deri në 19 dhe më 30 qershor nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla.
Lista përfundimtare e renditjes për secilën shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme do të publikohet më 1 korrik 2023, më së voni deri në ora 12:00, në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri