LAJMI I FUNDIT:

Afatet për aplikim për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Afatet për aplikim për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Prandaj, KQZ-ja njofton se subjektet politike të certifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja – mund të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale.


Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim është si në vijim:

• Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të mediave është 15 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2017;

• Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës është 30 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 21 shtator 2017;

• Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave është 25 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 26 shtator 2017;

• Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është 20 ditë para kësaj dite, pra deri më 2 tetor 2017;

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori