Afaristi kosovar Shkëlqim Devolli, i cili po vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me senatorin Roger Wicker.

Në takimin që është mbajtur në zyrën e senatorit në ndërtesën e Senatit Amerikan, në Washington DC, është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet të Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë bashkëpunimin në çështjet e ekonomisë dhe tregtisë.


Aksionari i Devolli Corporation i ka treguar senatorit Wicker për arritjet e korporatës të cilën e drejton, duke nënvizuar edhe eksportin prej rreth 200 milionë eurosh të dyshekëve Comodita në tregun amerikan.

devolli 1

Devolli, gjithashtu, ka folur edhe për planet zhvillimore të korporatës kosovare dhe synimin për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Roger Wicker është senator i shtetit të Mississippit që nga viti 2007, kurse më herët ka shërbyer edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vigjilie të qëndrimit të tij në SHBA, Devolli është duke zhvilluar edhe disa takime me kompani të ndryshme amerikane, të interesuara të bashkëpunojnë me Kosovën. Korporata të cilën e drejton Shkëlqim Devolli është vlerësuar si realizuesja e qarkullimit më të madh, me rreth 400 milionë euro, punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë për vitin 2021.