LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës shënon udhëtarin e njëmiliontë për këtë vit

Aeroporti i Prishtinës shënon udhëtarin e njëmiliontë për këtë vit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar të enjten udhëtarin e njëmiliontë në vetëm pesë muajt e parë të këtij viti.   

Në fillim të këtij muaji Aeroporti kishte njoftuar për një rritje rekord  prej 229,79% në numër udhëtarësh dhe 164,86% në numër fluturimesh në ANP ‘Adem Jashari’.

Edhe në muajin prill ishte njoftuar për rritje rekorde të numrit të udhëtarëve krahasuar me periudhën e njëjtë të 2021.

“94,97 % një rritje rekorde në numër të udhëtarëve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, u bë e ditur më 11 prill nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. /Telegrafi/