Një aeroplan ka bërë një ulje emergjente në një fushë golfi të mbushur plot në Sydney, ku piloti dhe pasagjeri shpëtuan mrekullisht pa lëndime të rënda.

Aeroplani i lehtë Piper Cherokee u rrëzua në tokë në fushën e golfit Mona Vale në Plazhet veriore rreth orës 14:00, transmeton Telegrafi.


Dy burra, që besohet se janë të dy rreth të 50-ve, pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan nga mjekët në vendngjarje.

Një zëdhënës i Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB) konfirmoi se në bord të aeroplanit ndodhej një instruktor piloti dhe një student kur ai bëri uljen emergjente.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani u nis nga Shellharbour pranë Wollongong këtë pasdite dhe bëri një ndalesë në Camden rreth orës 13:00, para se të vazhdonte fluturimin në veri.

Në pamjet e filmuara nga The Manly Advertiser, disa njerëz mund të shihen duke luajtur golf në fushë ndërsa aeroplani fluturonte sipër.

Të pranishmit panë me tmerr ndërsa aeroplani u rrëzua në fushën e gjelbër.

Edhe pse aeroplani mbeti kryesisht i paprekur, mbeturinat e aeroplanit mund të shiheshin të shpërndara në të gjithë fushën e gjelbër.

Lojtarët e golfit mund të dëgjoheshin duke bërtitur ndërsa aeroplani u rrëzua në tokë në një video të kapur nga një dëshmitar.

Aeroplani u rrëzua përpara klubit ndërsa kalimtarët nxituan drejt aeroplanit për të ndihmuar pilotin dhe pasagjerin.

Të dy burrat u ngarkuan në një karrocë golfi dhe u dërguan në spitalin mbretëror North Shore.

Në një video të ndarë në TikTok, një dëshmitar tha se aeroplani "thjesht ra nga qielli". /Telegrafi/