Pesëdhjetë persona u lënduan në bordin e një aeroplani Boeing kur ai "papritur pësoi një lëvizje të fortë" në mes të fluturimit, me 12 të cilët u dërguan me urgjencë në spital, pas incidentit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga linja ajrore LATAM pranuan se një "lëvizje e fortë" ishte shkaktuar gjatë udhëtimit nga Sydney në Auckland pas një "problemi teknik".


Si pasojë, një pasagjer ka mbetur në gjendje të rëndë.

page 78

Një mori automjetesh emergjente nxituan për në Aeroportin e Auckland - pasi pasagjerët dhe ekuipazhi u tha se ishin të lënduar - duke përfshirë një ekip të reagimit ndaj incidentit të madh.

Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin e frikshëm dhe pasojat e tij - kur aeroplani i LATAM humbi lartësinë. /Telegrafi/