LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i Air France bëri ulje emergjente në Sofje pasi një pasagjer sulmoi stjuardesën dhe goditi derën e kabinës

Aeroplani i Air France bëri ulje emergjente në Sofje pasi një pasagjer sulmoi stjuardesën dhe goditi derën e kabinës

Një aeroplan i Air France që ishte nisur nga Parisi për në New Delhi bëri një ulje emergjente të premten në Aeroportin e Sofjes në Bullgari, për shkak të një pasagjeri, thanë të shtunën zyrtarët bullgarë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, pasagjeri, një shtetas indian, filloi përçarjen duke u grindur me pasagjerë të tjerë, duke sulmuar një stjuardesë si dhe duke goditur derën e kabinës, tha Ivailo Angelov, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Hetimit.

Sjellja e tij agresive e shtyu komandantin e fluturimit të kërkonte një ulje emergjente në qytetin e Sofjes.


Burri, emri i të cilit nuk u zbulua, u mor nga avioni dhe u akuzua për rrezikimin e sigurisë së fluturimit. Në rast se shpallet fajtor, ai do të përballet me 10 vjet burg.

Fluturimi i Air France vazhdoi udhëtimin e tij për në New Delhi.

“Ne jemi duket hetuar veprimet njashtu edhe motivet e pasagjerit”, tha Angelov.

“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për sjelljen e tij”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori