LAJMI I FUNDIT:

Adriatik Lota flet për projektet e reja: Albumi im i dytë është gati për lansim

Adriatik Lota flet për projektet e reja: Albumi im i dytë është gati për lansim

Këngëtari i muzikës popullore Adriatik Lota vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në muzikë.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Lota ka rrëfyer për projektin e tij të radhës, i cili është lansimi i një albumi të ri live me këngë popullore.

“Kam incizuar albumin tim të dytë live me këngë popullore, janë gjithsej 15 këngë në albumin e ri, të cilin pres ta publikoj së shpejti”, është shprehur ai për Telegrafin.


I pyetur për angazhimet e tij në muzikë, Adriatiku tregoi se mban shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, teksa karrierën nuk e ka startuar vetëm si këngëtar.

“Kam filluar të merrem me muzikë që kur isha shumë i ri. Fillimisht kam ekzekutuar në klarinet dhe saksofon, teksa më pas kam mbajtur edhe koncerte brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani isha në bashkëpunim me Shkelzen Jetishin, por me kërkesë të shoqërisë dhe publikut, u detyrova t’i kthehem këngës sërish”, shtoi këngëtari Lota për Telegrafin.

Ndërkohë sa i përket bashkëpunimeve, këngëtari thotë se ka pasur disa, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, ndërsa në të ardhmen priten bashkëpunime edhe me artistë të tjerë.

“Kam disa bashkëpunime mjaft të suksesshme me Nazife Bunjakun, Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin etj, ndërsa besoj se në të ardhmen do të kem edhe bashkëpunime të tjera”, përfundoi Adriatik Lota rrëfimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Magazina
Kalo në kategori