Aktorja e njohur shqiptare. Adriana Matoshi krahas karrierës dhe angazhimeve profesionale është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Nëna e katër fëmijëve kujdeset që çdo herë të shfaqet me stil, unik dhe formë të mirë ashtu siç dukej edhe në imazhet e reja.


Adriana postoi disa fotografi për mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me një grim të theksuar të dominuar nga ngjyra rozë.

adrianamatoshi 278130035 798424824880312 2933727207588843088 n Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Paraqitjen e kompletoi me një palë vathë në formë rrathësh me ngjyrë ari, teksa nuk munguan komentet e shumta nga ana e miqve të saj dhe fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë Matoshi u nda nga ish-futbollistit afrikano-belg Keith Groeneveld.

Romanca e dyshes e cila ishte mjaft e komentuar sidomos për shkak të dallimit në moshë I dhanë fund lidhjes pas më shumë se një viti së bashku. /Telegrafi/