Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një personazh tejet i ndjekur në rrjetet sociale.

Krahas angazhimeve në sferën politike, deputetja e Kuvendit të Kosovës shpesh publikon imazhe e video nga përditshmëria.


Biondja së fundmi mori vëmendje me një fotografi të re, në të cilën duket elegante me fustan të zi e doreza.

310717890 369100328739538 8733032526126487169 n Foto: Screenshot/Instagram

Në foton që ka shpërndarë me mbi 100 mijë ndjekësit, 42-vjeçarja shfaqet duke e bërë shqiponjën.

E njëjta edhe në përshkrim të imazhit ka vënë dy ‘emoji’, një zemër të kuqe dhe një të zezë.

244491088 10159843948443960 1286786388699215446 n Foto: Facebook

Pavarësisht moshës, Matoshi eksperimenton në masë të madhe për veshjen nëpër paraqitje të ndryshme.

Ajo muaj më parë njoftoi se do të jetë në rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”. /Telegrafi/

262357072 10159945010198960 6252804764460123185 n Foto: Facebook