Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe ndiqet nga mijëra njerëz në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 110 mijë ndjekës dhe shpesh ndan imazhe e aktivitete të ndryshme nga jeta e saj.


Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje së fundmi ka prezantuar ndryshimin e bërë në pamje.

Adriana Matoshi 1 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Nëna e katër fëmijëve ka ndarë një video në InstaStory nëpërmjet së cilës tregon se është bërë bionde me një model të ri flokësh.

Me flokë të shkurtra e pamje të freskët, 41-vjeçarja duket në formë të mahnitshme.

aDRIANA 2 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Ajo këtë kohë ka bërë një tërheqje nga fusha artistike duke u fokusuar më shumë në profesionin e ri, si politikane.

E njëjta u përzgjodh deputete nga VV në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke grumbulluar mbi dhjetë mijë vota. /Telegrafi/

Screenshot 6 23 Adriana Matoshi (Foto: Instagram)