Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu, kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Haram”.

Megjithatë, menjëherë pas publikimit, komente të shumta kanë nisur të qarkullojnë online, ku përdoruesit pretendojnë se kënga e tyre ka ngjashmëri të madhe me një krijim turk.


Në fokus të këtyre krahasimeve është hiti “Haram Olasın” nga artistët turq Kursat Gurel dhe Esra Akaydin.

- YouTube www.youtube.com

Sipas reagimeve në rrjete sociale, pjesët instrumentale dhe linjat melodike të dy projekteve janë “thuajse identike”, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një rast frymëzimi apo kopjim të plotë.

Pavarësisht kritikave, “Haram” po dëgjohet gjerësisht dhe po komentohet në çdo platformë, duke u shndërruar në një nga temat më të përfolura të momentit në shoubizin vendor.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Adri dhe Iliriana lidhur me akuzat për ngjashmëri, ndërsa publiku është lënë të gjykojë vetë pasi të dëgjojë të dy versionet.

Vlen të ceket se vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com