Adrenalinë, rivalitet dhe spektakël - starton sot Edicioni Dimëror i IPKO UNI Tournament 2026

Turneu më i madh rajonal i e-sports për studentë, IPKO UNI Tournament, nis sot edicionin dimëror, duke shndërruar Kosovën në epicentrin e garësuniversitare të lojërave elektronike.
Studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriutdo të përballen në arenën më të madhe të e-sports në rajon, aty ku talenti, adrenalina dhekonkurrenca takohen për një qëllim: titullin e kampionit. Për gati një muaj, qindra studentë do të hyjnë në një maratonë ndeshjesh intensive qëtestojnë refleksin, strategjinë dhe shpirtin e ekipit në lojërat më të njohura të e-sports. Me shpërblime totale në vlerë prej 7,000 euro për fituesit, turneu i këtij viti sjell një garë edhe mëtë fortë, duke lejuar formimin e ekipeve nga universitetet publike dhe private në gjithë rajonin.
Duke reflektuar kërkesat e komunitetit studentor, edicioni dimëror sjell risi: Fortnite i bashkohet turneut, ndërsa Valorant pushon këtë sezon. Regjistrimet për Rocket League dheEAFC janë mbyllur, ndërsa Counter-Strike 2 dhe Fortnite mbeten të hapura për kualifikimeonline, duke u dhënë shans ekipeve të reja të hyjnë në garë.
Kulmi i spektaklit do të jetë më 15 shkurt në CineStar, Prishtina Mall, ku finalet madhështoredo të zhvillohen në një arenë moderne të pajisur me teknologjinë më të fundit.
Përveç ndeshjeve, vizitorët do të përjetojnë zona lojërash, aktivitete interaktive dhe surprizaekskluzive për fansat.Ndeshjet do të transmetohen live në kanalin zyrtar të IPKO UNI Tournament në Twitch, ndërsa momentet më epike dhe njoftimet kryesore do të publikohen në IPKO Games në TikTok, Instagram dhe Facebook.
Edicioni pranveror i vitit të kaluar konfirmoi suksesin e turneut me 176 aplikime, 590 lojtarë,7.4 milion përshtypje në rrjetet sociale dhe 52 orë transmetim live, duke shënuar rritje rekordkrahasuar me edicionet e mëparshme.
IPKO UNI Tournament është një platformë ku studentët zbulojnë potencialin e tyre, krijojnë miqësi të reja dhe bëhen pjesë e një komuniteti e-sportiv gjithnjë e më të fuqishëm,duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e industrisë së e-sports në Kosovë dhe rajon.
Përmes këtij turneu, IPKO vazhdon të mbështesë të rinjtë, duke krijuar hapësira përzhvillim, kreativitet dhe bashkëpunim ndër-universitar, dhe duke ndërtuar të ardhmen e e-sports në rajon.




















































