LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti vrau katër nxënës në një shkollë në Michigan, dyshohet se u nxitën prej prindërve

Adoleshenti vrau katër nxënës në një shkollë në Michigan, dyshohet se u nxitën prej prindërve

Para drejtësisë amerikane pritet të përfundojnë edhe prindërit e adoleshentit që vrau katër nxënës në shkollën e mesme të Oksfordit në Mchigan.

James dhe Jennifer Crumbley do të gjykohen për katër aktakuza për vrasje nga pakujdesia, njoftoi sot Prokurorja e Qarkut, Karen McDonald.


Ethan Crumbley, 15-vjeçari dyshohet se vrau katër nxënës me armën e babait dhe plagosi shtatë persona. Ai do të gjykohet si i rritur edhe për terrorizëm, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për tentativë vrasje dhe 11 akuza për posedim të një arme zjarri.

Në një konferencë shtypi, McDonald paraqiti prova të një mesazhi shqetësues të nxjerrë nga Ethan Crumbley, disa orë para të shtënave, gjë që bëri që prindërit e tij të ftoheshin në shkollë, raporton cnn.

“Edhe pse 15-vjeçari ishte ai që shkoi në shkollën e mesme dhe tërhoqi këmbëzën, të tjerët kontribuuan për këtë. Unë kam ndërmend t’i kërkoj llogari atyre”, citohet të ketë thënë McDonald.

Shkon në katër numri i nxënësve të vdekur pas të shtënave me armë në Michigan
Lexo po ashtu Shkon në katër numri i nxënësve të vdekur pas të shtënave me armë në Michigan

Ethan Crumbley ishte me të atin kur bleu armën më 26 nëntor, pas së cilës publikoi foto të armës në rrjetet sociale, duke shkruar se “Sapo mora bukurinë time të re”. Edhe nëna e tij ka shkruar në internet se po testonte një armë të re me djalin e saj.

Kur mësuesi pa Ethanin duke hulumtuar lloje të ndryshme të municioneve në shkollë disa ditë para të shtënave, prindërit e tij u ftuan në shkollë. Por ata nuk u shfaqën dhe nuk iu përgjigjën thirrjes. Në fakt, Jennifer Crumbley i dërgoi djalit të saj një mesazh duke thënë se “ajo nuk është e inatosur me të, por duhet të mësojë se si të mos arrestohet”. /Telegrafi/