LAJMI I FUNDIT:

Adnan Merovci rrëfen momentet kur ushtria dhe policia serbe morën peng atë dhe Ibrahim Rugovën pasi filluan bombardimet e NATO-s

Adnan Merovci rrëfen momentet kur ushtria dhe policia serbe morën peng atë dhe Ibrahim Rugovën pasi filluan bombardimet e NATO-s

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer detaje nga libri i tij më i ri “Pengu” në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Mervoci sonte ka promovuar librin e tij më të ri që ndërlidhet jetën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në periudhën pasi kishin përfunduar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë.


Njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova tregon ngjarjen më te cilën edhe fillon libri.

Ai thotë se në momentet kur policia serbe kishte filluar ekspeditat derë më derë në Prishtinë, në shtëpinë e Rugovës në Velani kishte ardhur një gazetare gjermane e medias “Der Spiegel” për të realizuar një intervistë me Rugovën.

“Unë e kuptova që do t’i vijë radhe edhe shtëpisë së Rugovës dhe me mjeshtri e mbajta Renatën [gazetaren gjermane] me ne. Meqenëse ajo kishte përvoja nga lufta edhe në Bosnje e pyeta që nëse vijnë edhe te ne si duhet të veprojmë. Ajo më tha që duhet t’i tregojë kush jemi dhe të flas sa më shpejt. Nga dritarja e pamë që policia u fut në shtëpi dhe ajo shkoi lartë unë në katet e poshtme. Në ato momente kanë filluar t’i thyejnë dyert dhe kam bërtitur që këtu ka njerëz dhe është edhe Ibrahim Rugova. Më kanë rrahur brutalisht. Nuk e di pse nuk më kanë vrarë. Pastaj me duar lart na vendosin në një vend ku kanë ndodhur disa situata të rënda që janë të përshkruara në libër”.

Merovci thotë se sjellja e Rugovës edhe sot i ka mbetur në mendje dhe është e pashpjegueshme, përcjell Telegrafi.

“Ishte aq shumë i qetë sa që kur pinte cigare vet u jepte edhe ushtarëve dhe policëve. As sot nuk mund ta kuptojë si një njeri normal e ruan aq shumë qetësinë”.

Ai thotë se ambienti ku po mbaheshin ishte tepër i rëndë dhe në çdo metër katrorë kishte ushtarë dhe policë serb.

“Këto momente vazhduan deri në mbrëmje kur erdhën dy persona nga shërbimi sekret dhe mediat e Millosheviqit dhe i thanë Rugovës se nesër do të udhëtojë për në Beograd. Ishte moment shikues për Rugovën”.

Merovci tregon më tej se për shkak të natës së tmerrshme që kishin kaluar Rugova nuk kishte Lëvizur nga vendi dhe kur policët kanë ardhur ta marrin për ta dërguar në Beograd ai nuk ishte gati.

“Në atë moment policët na kanë dhënë afat pesë minuta për t’u bërë gati”, tregon ndër të tjera Adnan Merovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori