LAJMI I FUNDIT:

Admirali amerikan: Ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet pushtimit kinez në Tajvan

Admirali amerikan: Ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet pushtimit kinez në Tajvan

Ish-admirali amerikan Michael Gilday ka shprehur brengën lidhur me qëllimet e Pekinit karshi Tajvanit.

“Ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet pushtimit potencial të Tajvanit”, shtoi admirali amerikan, transmeton Telegrafi.


Gilday që ishte në krye të operacioneve detare amerikane, ka shprehur shqetësimin se presidenti kinez Xi Jinping mund të jetë më i gatshëm sesa mendohej, lidhur me çështjen e marrjes së Tajvanit nën kontroll.

Komentet e tij pasojnë pasi që zyrtari më i lartë i sigurisë në Tajvan, paralajmëroi se çdo tentim për pushtim do të dështojë dhe se Kinën do ta çojë drejt izolimit ndërkombëtar.

Xi është në prag të sigurimit të mandatit të tretë pesëvjeçar në krye të Kinës. Në Kongresin e Partisë Komuniste, ritheksoi se një ditë do të “bashkojë” apo ta marrë dhunshëm Tajvanin.

Gjatë një bisede me Atlantic Council, Gilday është pyetur për fjalimin e Xi dhe nëse pajtohet me komentet e admiralëve tjerë amerikanë, që Pekini do të jetë i gatshëm të marrë Tajvanin deri më 2027.

“Nuk është fjala vetëm për atë çfarë thotë presidenti Xi, por si kinezët sillen dhe çfarë bëjnë”, shtoi Gilday.

“Ajo çfarë kemi parë në 20 vitet e fundit është se kanë përmbushur çdo premtim para kohe. Pra, kur flasim për 2027, sipas mendimi tim, 2023-ta është mundësia potenciale që kjo të ndodhë. Nuk mund ta hedhim poshtë këtë. Nuk më pëlqen të jem pesimist kur e them këtë, por kërcënime të tilla nuk duhet t’i anashkalojmë”, theksoi admirali amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori