LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizëm për kontroll të shkollave. Internet do të ketë për gjithë nxënësit dhe me ndihmën e donatorëve do të ndihmohen edhe ata nxënës që nuk kanë pajisje TI, thotë ministri i Arsimit, Arbër Ademi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Ministri sqaron se vendimet e miratuara të Qeverisë parashikojnë që mësimi në distancë ose mësimi nga shtëpia përmes mjeteve elektronike të komunikimit organizohet dhe duhet të sigurohet komunikim dhe shkëmbimi i dyanshëm i të dhënave.


“Kjo do të thotë që procesi arsimor të organizohet në mënyrë pa praninë fizike të palëve të përfshira në këtë proces. Konkretisht mendojmë për platforma të video-konferencave, postën elektronike dhe çdo mjet tjetër të komunikimit elektronik”, thotë ministri.

Vlerëson se bëhet fjalë për zgjidhje sistematike, por për modelin dhe opsionet përmes cilave mjete për komunikim elektronik do të organizohet mësimi thotë se është më e përshtatshme që të përcaktohen nga vetë shkollat, sepse para se të miratohen vendimet u rekomandohej të gjithë institucioneve arsimore të organizojnë mësim online.

“Ka pasur rezistencë, apelime, kritika, se nuk ka bazë ligjore, kjo është arsyeja pse kemi sjellë vendime dhe tani mësimi online është proces arsimor formal, jo joformal. Dhe duke pasur parasysh që ka më shumë platforma, vetë shkollat ​​të përcaktohen se me cilën platformë do të punojnë, por kjo është zgjidhje sistematike. Nëse ata përdorin Majkrosoft Tims ose Gugël Klasrum, Fugël draf, Edmundo apo ndonjë platformë tjetër apo ndoshta ata kanë zhvilluar platformën e tyre, është zgjidhja e tyre”, thotë Ademi, duke shtuar se ekzistojnë mekanizma për të kontrolluar shkollat nëse nuk e zbatojnë këtë.

Ministri thekson se janë angazhuar të sigurohet internet për të gjithë fëmijët dhe për këtë është dërguar letër deri te të gjithë shkollat të informojnë se cilët fëmijë nuk kanë qasje në internet.

“Mund të ketë pasur keqkuptim, kanë kërkuar të dhëna për shpërndarjen, ndarjen e pajisjeve TI, por gjëja më e rëndësishme tani është që të gjithë të kenë internet, që të gjithë të kenë qasje, kështu që ne tashmë me kolegun e Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski do të japim vauçer për qasje në internet falas për të gjithë fëmijët të cilët vijnë nga familje që nuk kanë të ardhura. Pajisje informatike, në përgjithësi mund të them, që shumica e fëmijëve ose prindërve të fëmijëve kanë, sepse nëse ju kujtohet në rrethana normale kishim apele, kërkesa që të ndalohet përdorimi i telefonave smart gjatë orës së mësimit, kështu që numri më i madh i qytetarëve dhe nxënësve ose prindërve të nxënësve kanë pajisje informatike. Por sinqerisht mund të them që edhe me një çmim të ulët, vlerë të vogël, mund të sigurohet pajisje TI në treg ose smartfone të përdorur më pak. Pra, ne nuk e shohim që kemi problem, edhe pse tashmë jemi në komunikim me donatorë të mundshëm nga bashkësia e biznesit që duan të ndihmojnë në këtë pjesë dhe familjet më të rrezikuara që janë në rrezik social pa asnjë të ardhur”, thotë ministri i Arsimit në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori