LAJMI I FUNDIT:

Adem Salihaj tregon arsyet se përse LDK-ja e përjashtoi nga lista për deputetë

Adem Salihaj tregon arsyet se përse LDK-ja e përjashtoi nga lista për deputetë

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se përjashtimi i tij nga lista për deputetë është bërë për shkak të votimit të tij kundër koalicionit me PDK-në, zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar i Kuvendit dhe Demarkacionit.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.


Postimi i plotë:

Tashmë u publikua lista zyrtare e kandidatëve për deputetë e LDK-së dhe ndodhi ajo që ishte pritur-u eleminuan nga lista 5 deputetë të deritashëm , në mesin e të cilëve jam edhe unë.
Konsideroj se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.
Eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në ,si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thacit për president i Kosovës.
Lidhur me Marreveshjen e demarkacionit,u deklarova se nuk do ta votoj,ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim.
Lidhur çështjen e koalicionit, në kuadër të të cilit përfshihen edhe zgjedhja e Thaçit dhe Veselit,organet e LDK-së për katër vite me radhë,duke ndjekur zërin e elektoratit tonë, kishin qëndrim të prerë se nuk do të bëhet koalicion me strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-ut. Këtë qëndrim e kanë përcjellur për 4 vite me radhë te anëtarësia e LDK-së dhe te publiku, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri. Asnjë organ i LDK-së asnjëherë nuk ka marrë vendim që të bëhet koalicion me PDK-në,prandaj konsideroj se qëndrimet e mija kanë qenë në përputhje me vendimet e organeve të LDK-së . Po të pyetesha edhe tash,sërish do ta mbaja të njëjtin qëndrim,sepse konsideroj se është qëndrim i drejtë dhe është në përputhje me zërin e fuqishëm të elektoratit të LDK-së.
Une pata shumë pasoja për shkak të qëndrimeve të mija parimore, por pavarësisht këtyre pasojave , unë do të qëndroj me dinjitet,ashtu siç kam qëndruar para shumë sfidave e kërcënimeve që kam pasur në vazhdimësi,para,gjatë dhe pas luftës,deri edhe te kërcënimi për jetën.
I falënderoj të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e shumtë ,të cilët gjatë gjithë kohës më qëndruan pranë dhe më inkurajuan që të qëndroj drejt dhe ta dëgjoj zërin e tyre.
U premtoj se do ta vazhdoj punën dhe veprimtarinë time në LDK dhe se zëri i tyre përherë do të jetë orientim për mua. AS(sic.) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori