Adelina Tahiri pozon pa makijazh (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri së fundmi u vu në fokus të mediave lidhur me jetën e saj private.
Jo pak ditë më parë, ajo pranoi se është në lidhje me një biznesmen, duke thënë se ka gjetur dashurinë e vërtetë të saj, dhe se ndjehet e plotësuar në aspektin emotiv.
Ndryshe, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, bukuroshja Tahiri është zgjuar në mëngjes, teksa ka publikuar një 'selfie' në InstaStory.
Këtë herë ajo shfaqet pa makijazh, teksa u vërteton ndjekësve të saj, se si duket në një ditë të zakonshme.
Dhe në fakt,këngëtarja shkupjane duket mjaft bukur edhe kur nuk është e grimuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/10/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































