LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili: Mi përgjuan ilegalisht në postë bisedat e mia dhe të nënës time, transkripti u keqpërdor në mënyrë vulgare nga një gazetë – tre muaj nuk dola nga shtëpia

Adelina Ismaili: Mi përgjuan ilegalisht në postë bisedat e mia dhe të nënës time, transkripti u keqpërdor në mënyrë vulgare nga një gazetë – tre muaj nuk dola nga shtëpia
Adelina Ismaili (Foto: Mira Kazhani/YouTube)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cilësuar si “diva e muzikës moderne shqiptare”, ishte së fundmi e ftuar në podcast-in e Mira Kazhanit, ku ndau detaje të rralla dhe emocionuese nga jeta e saj private dhe profesionale.

Një prej rrëfimeve që tërhoqi vëmendjen ishte përvoja e saj me një titull të një gazete, që e tronditi aq shumë sa nuk doli nga shtëpia për tre muaj.

Gjatë intervistës, Adelina rrëfeu se në atë kohë bisedat e saj dhe të nënës po përgoheshin ilegalisht nga një punonjës në postë, i cili më pas e paralajmëroi për këtë situatë. Një nga këto biseda intime u publikua në faqen e parë të një gazete shumë të shitur në Kosovë. Megjithëse biseda ishte krejtësisht normale dhe lidhur me një temë të zakonshme, titulli u manipulua në mënyrë vulgare dhe ofenduese.


“Ishte shumë vulgare, shumë banale,” tha Adelina, duke shpjeguar se titulli i deformuar ishte: “A po përgjaket filan partia nga Adelina Ismaili”.

Kjo përvojë e rëndë e izoloi këngëtaren në shtëpi për tre muaj, gjatë të cilëve ajo nuk shkoi as në shkollë, për shkak të tronditjes dhe presionit mediatik.

Adelina gjithashtu reflektoi mbi ndikimin që popullariteti dhe sfidat e karrierës kanë pasur në jetën e saj. Ajo mbetet një prej figurave më të dashura dhe të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke shënuar një karrierë që zgjat për dekada dhe që vazhdon të frymëzojë breza të rinj artistësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Kalo në kategori