Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që po merret me televizion.

Ajo është drejtuese e emisionit “Tete a Tete”, ku nga java në javë sjell intervista me të ftuar të ndryshëm.


Adelina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka pozuar mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër të zi.

adelinaofficiel 124531860 1280143942379258 2939512468941477097 n

Me stilin e flokëve kaçurrela të kapura lart, Adelina mori vëmendjen e fansave të shumta, ndërsa theksoi figurën e saj trupore.

“Thjeshtësia është sofistikimi i fundit”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Pavarësisht fokusit të saj në televizion, Adelina Ismaili ka qëndruar e distancuar nga profesioni i saj – muzika. /Telegrafi/

adelinaofficiel 123836149 1003771980123879 7250843225065282110 n