Adele është kontaktuar për të performuar në spektaklin madhështor sportiv Super Bowl 2026, kanë treguar burime për Page Six.

Thashethemet kanë qarkulluar se Adele mund të ngjitet në skenë për ndeshjen e madhe që do të mbahet në Santa Clara, Kaliforni, në shkurtin e ardhshëm, dhe mësohet se ajo ka qenë në bisedime.


Por, përveç Adele gjithashtu janë përfolur si kandidatë të tjerë për spektaklin sikurse Taylor Swift dhe Miley Cyrus e cila nuk ka performuar kurrë më parë në këtë ngjarje të profilit të lartë.

I fejuari i Adele, Rich Paul, është një nga agjentët më të njohur në botën e sportit, dhe këngëtarja britanike ka qenë e pranishme më parë në Super Bowl si spektatore.

Gjatë një koncerti në Las Vegas në vitin 2024, ajo u shpreh për fansat e saj në lidhje me pjesëmarrjen në ndeshje: “Vitin e kaluar isha atje, por sigurisht që nuk shkova për futbollin. Shkova për të parë Rihannën”.

Gjithsesi, burime brenda NFL kanë përhapur zëra se Adele është përzgjedhja e këtij viti për spektaklin, por një burim tjetër pranë organizatorëve ka thënë se Adele nuk është rezervuar zyrtarisht.

Këngëtarja e “Hello” ka deklaruar më parë se e kishte refuzuar këtë performancë për ndeshjen e vitit 2017.

Në një koncert në Los Angeles në vitin 2016, ajo kishte thënë: “Para së gjithash, nuk do të performoj në Super Bowl... Dua të them, ai spektakël nuk ka të bëjë me muzikën. Unë nuk di të kërcej apo gjëra të tilla. Ishin shumë të sjellshëm, më ftuan, por unë thashë jo”.