LAJMI I FUNDIT:

Action Bronson: Kosovë unë po vij, kjo është për gjyshërit e mi

Action Bronson: Kosovë unë po vij, kjo është për gjyshërit e mi
Action Bronson (Foto: Getty Images)

Në datat 10, 11 dhe 12 gusht në Prishtinë do të organizohet festivali më i madh në vend, “Sunny Hill”.

Në kuadër të këtij festivali do të vijnë emra të shumtë nga arena ndërkombëtare, përfshirë këtu artisten e famshëm Dua Lipa, DJ numër 1 në botë, Martin Garrix, dhe shqiptarin tjetër të famshëm, Action Bronson.

Action Bronson (Foto: Getty Images)

Ky i fundit, përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar ardhjen e tij në Prishtinë.


“Festivali Sunny Hill në Kosovë, unë jam duke ardhur 10000 për qind. Kosovë dhe Shkup, s’do ta humbisja për asgjë në botë. kjo është për gjyshërit e mi, Arslan dhe Alije Asllani, 11 gusht 2018”, shkruan ndër të tjerash Bronson.

Me këtë ai ka lënë të kuptohet se po çon në vend ëndrrën e gjyshërve të tij, të cilët ia ka lënë amanet që të mos i harrojë rrënjët e veta.

Foto: Getty Images

Në videon e hedhur në InstaStory, Action shihet duke bërë ushtrime, çka tregon se i është futur punës që të jetë sa më energjik për ditën që do të vijë në Kosovë.

Ai do të performojë në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun Gërmia, në Prishtinë, teksa për të gjithë ata që duan bileta, mund t’i gjejnë ato në faqen zyrtare të Sunny Hill. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bl5umjCH5xF

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori