LAJMI I FUNDIT:

Acer prezanton dy tabletë të lirë Android

Acer prezanton dy tabletë të lirë Android

Acer sot ka prezantuar modelet e reja të tabletëve të lirë të Acer, njëri prej të cilëve është Iconia One 7. Tableti i ri i Acer pritet të arrijë në SHBA dhe Kanada gjatë këtij muaji, për një çmim prej 130 dollarësh.

Modeli tjetër i tabletit të ri nga Acer është edhe Iconia Tab 7, i cili mundëson edhe realizimin e thirrjeve përmes tabletit.

Iconia One 7 mbështetet në Android 4.2 Jelly Bean me mundësi të përditësimit në Android 4.4 KitKat, ekranin me diagonalen prej 7-inç në 1280×800 IPS, si dhe 7 jetëgjatësi të baterisë, dhe 8.99mm trashësi.

Acer Iconia Tab 7 është tablet i njëjtë por me mundësi edhe të realizimit të thirrjeve dhe lidhjes me rrjetin 3G, ndërsa çmimi i këtij tableti do të jetë 149 euro, dhe i njëjti do të vijë në Evropë në fund të muajit qershor. / Telegrafi /