LAJMI I FUNDIT:

Acer – fokusi në pajisjet ultrabook

Acer – fokusi në pajisjet ultrabook

Acer po lëviz nga baza e vet tradicionale, portativët e lirë. Kategoria e re e produkteve në të cilën do të investoj kompania janë ultrabookët.

Në të vërtetë, sipas fjalëve të CEO-së së kompanisë JT Wang, portativët ultratëhollë gjatë vitit të ardhshëm do të jenë faktori kryesorë i rritjes. Gjithashtu, kompania do të lëviz nga lufta me çmime, ndërsa imperativ më nuk do të jetë vetëm rritja e posedimit të tregut, që janë faktorët të cilët dërgojnë në sakrifikimin e kualitetit të ndërtimit, por edhe profitit të qëndrueshëm. Wang shtoi se Acer do të orientohet drejt rritjes së profitabilitetit, në vend që “në mënyrë të verbër” të garoj në segmentin e pajisjeve të lira dhe me profit të vogël.

Në Acer për vitin e ardhshëm presin rritje 10-përqindëshe të dërgesave të kompjuterëve në krahasim me këtë vit. Gjithashtu, nga kompania së voni kanë porositur se tabletët janë një kategori e rëndësishme e pajisjeve, dhe se do të ofrojnë pajisje me Android dhe Windows 8. /Telegrafi/