LAJMI I FUNDIT:

Abrashi nuk e beson sondazhin e fundit: LDK qëndron shumë më mirë se 17%

Abrashi nuk e beson sondazhin e fundit: LDK qëndron shumë më mirë se 17%

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë  Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind, PDK merr 21.1% dhe LDK me 17.2%.

Këtë sondazh e ka kontestuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi në një paraqitje në “Debat Plus”.

“Sondazhet që ne i bëjmë në baza të rregullta edhe në regjione tregojnë se LDK ka një rritje stabile. Ne qëndrojmë shumë më mirë se në sondazhet që janë prezantuar sot në televizionin Klan Kosova. Në këtë sondazh ne qëndronim te 17%, por në fakt ne qëndrojmë shumë më mirë”.


Abrashi thotë se LDK për shkak të pandemisë nuk ka pasur aktivitete me degë e nëndegë ndërsa në fillim të këtij viti gjërat kanë ndryshuar.

“Ne me takime ju kemi shpjeguar disa ndoshta keqkuptime që kanë ndodhur. Ju kemi treguar arsyet pse është prishur koalicioni LDK-LVV”.

Kandidati për deputet i LDK-së ka thënë se për këtë parti sinjalet nga SHBA për tërheqjen e ushtrisë janë marrë shumë seriozisht dhe thotë se këtë gjë ua kanë treguar edhe strukturave partiake dhe aktivistëve në terren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori