LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Ata që nuk investuan asnjë euro në ‘Kodrën e Trimave’, tash po ua kërkojnë votat

Abrashi: Ata që nuk investuan asnjë euro në ‘Kodrën e Trimave’, tash po ua kërkojnë votat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të hënën se Shpend Ahmeti gjatë mandatit të tij katërvjeçar nuk ka investuar asnjë euro në “Kodrën e Trimave”, ndërsa tani po e viziton këtë lagje dhe po kërkon vota.

“Kodra e Trimave ka qenë dhe mbetet bastion i LDK-së dhe kjo po faktohet në të gjitha tubimet që Dega jonë në këtë lagje ka organizuar. Ata që asnjëherë nuk kanë vizituar varrin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova nuk mund ta marrin përkrahjen në bastionin e Rugovizmit në Prishtinë”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se Plani i tij për “Kodrën e Trimave” parasheh ndërtimin e një shkolle, kopshtin e fëmijëve, dy parqe rekreative-sportive dhe çka është më e rëndësishmja do ta bëjmë këtë lagje me Plan Rregullativ.


Abrashi tha se kjo lagje do të përfitojë edhe nga projektet e përgjithshme për Prishtinën, siç është Fondi i Punësimit, i cili në vitin e parë do të jetë 12 milionë euro për të përkrahur me grante iniciativat e të rinjve që të gjejnë punë ose do të subvencionohet pagat e tyre për një vit.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se nga përvoja e tij në të kaluarën ka mësuar se qytetarë të moshave të ndryshme që kanë humbur vendet e punës po kanë probleme që të përfshihen në tregun e punës dhe për këtë arsye do të bëhet trajnimi dhe rikualifikimi i tyre, në mënyrë që të gjejnë punë.

Projektet tjera në nivel të Prishtinës që do të përfitojë edhe “Kodra e Trimave” janë mbjellja e 10 mijë drunjve në vit, trafiku urban, ndërtimi i parkingjeve të reja, përmirësimi i sistemit të kanalizimit, investime në ndriçim etj.

Në trend

Më shumë
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Kalo në kategori